Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka gjobitur subjektin politik Listën Serbe, me 45,000 euro për shkelje të Kodit të Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Në vendimin e PZAP-së, thuhet se ankesa e paraqitur nga subjekti politik Kosovski Savez, me seli në Leposaviq, është pranuar si e bazuar.
“Ankesa, e regjistruar me numrin ZP.Anr.46/2025 dhe e datës 26 dhjetor 2025, ka konstatuar se Lista Serbe ka shkelur Kodin e Mirësjelljes për subjektet politike, mbështetësit e tyre dhe kandidatët gjatë fushatës zgjedhore”, thuhet në vendim.
Po ashtu në vendimin e PZAP-së thuhet se “Pranohet e bazuar ankesa e subjektit politik Kosovski Savez, me seli në Leposaviq, ZP.Anr.46/2025, e datës 26.12.2025, kundër Subjektit Politik Lista Serbe, me seli në Mitrovicë të Veriut, për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët, gjatë fushatës zgjedhore për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të datës 28 dhjetor 2025. Subjekti politik Lista Serbe, me seli në Mitrovicë të Veriut, për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët, shqiptohet dënim me gjobë në lartësi prej 45,000.00 (katërdhjetë e pesë mijë) Euro”.
Po ashtu ditë më parë, ky subjekt politik Lista Serbe është gjobitur me 20 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për shkelje të Kodit të Etikës dhe Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore.
Zgjedhjet parlamentare u mbajtën më 28 dhjetor në Kosovë.
-
Lista Serbe gjobitet edhe me 30 mijë euro të tjera nga PZAP-ja
-
Lista Serbe gjobitet me 22 mijë euro nga PZAP-ja
-
162.000 euro gjoba partive për shkelje në fushatë zgjedhore
-
Lista Serbe shpërfilli rregullat e fushatës, mori total 147 mijë euro gjobë nga PZAP-i
-
22 mijë euro gjoba kundër Listës Serbe për shkelje gjatë fushatës