Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, njëherësh kryetar i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, ka publikuar disa pamje nga programi zgjedhor i partisë për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Një gjë që është vërejtur në programin e LDK-së është gabimi drejtshkrimor. Fjala “Demokratike” është shkruar “Demorkatike”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Programi ynë tek secili prej jush! Takoni vullnetarët tanë, kandidatët tanë dhe aktivistët tanë për t’i dëgjuar drejtpërdrejt projektet dhe zotimet tona për Kosovën”, thuhet në përshkrimin e Abdixhikut në Facebook.
Ka pasur reagime të shumta në rrjete sociale lidhur me gabimin.
Shkrimtarja e profesoresha Majlinda Bregasi, ka ironizuar me këtë lëshim.
"Çka i paska ba vaki akademisë kështu?! I paska rrok pak disleksia, ama pak është, mos e bëni të madhe", ka shkruar ajo në Facebook.
Në videon e publikuar nga kandidati për deputet i kësaj partie, Paris Guri, nga terreni, është thënë se në këtë program “reflektohet vizioni”, për çka është kërkuar të lexohet, të gjykohet e edhe të votohet.