Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet 2025

Kurti për zhvillimin ekonomik: Ne jemi trefish më të shpejtë sesa ata

Albin Kurti

“Albin t’i ku je, Krejt Kosovën këtu e ke. Albin Baba, Albin Mos lësho pe”, ishin thirrjet me të cilat u prit kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti, nga mbështetësit e tij në Prizren, ku shpalosi programin e tij qeverisës në kërkim të edhe një mandati.

Një ditë para mbylljes zyrtare të fushatës, Kurti krahas premtimeve shpalosi edhe të arriturat e Qeverisë së tij, duke thënë se çdo vit ekonomisë iu shtua nga 1 miliard euro.

“Ekonominë e gjetëm 7 miliardë në 2021, sot që po flasim BBP është 11 miliardë e vitin e ardhshëm do të bëhet 12 miliardë. Do të thotë për çdo vit po ia shtojmë nga 1 miliard, e atyre para nesh iu duhen 3 vjet për ta shtuar një miliard. Kjo do të thotë që kur jemi te rritja ekonomike, ne jemi 3 fish më të shpejtë tek ata. Kur jemi te rritja ekonomike edhe nëse e kanë pasur drejtimin dhe kahen e duhur ata e kanë lënë veturë në të parën. E kanë lodhë veturën t’u e lanë në të parën. A na jena në të tretën. Meqë është rritur ekonomia, është rritur edhe buxheti”, tha ai.

Kurti u zotua se me të marrë mandatin e ri që në mbledhjen e parë, do ta miratojë buxhetin prej 4 miliardë eurosh, e do të nënshkruajë vendimin për Ligjin e ri për çmimin tavan për produktet bazë.

“Duhet ta kthejmë çmimin tavan në mënyrë që shporta e konsumatorëve të jetë e përballueshme. Vendimi i katërt në mandatin e tretë në mbledhjen e parë, me mua kryeministër do të jetë paga e 13 në sektorin publik që nis me buxhetin e vitit 2026. Kjo pagë nuk jepet në fund të vitit, por në fillim të vitit. Paga e 13 në fillim të vitit”, deklaroi Kurti.

Edhe Kurti: Na duhet mazhorancë edhe më e madhe, edhe më e fortë Zgjedhjet 2026 1 muaj më parë Kurti: Na duhet mazhorancë edhe më e madhe, edhe më e fortë

E me ironi foli edhe për ata që nuk janë të kënaqur me qeverisjen e tij, duke thënë se e kanë qepur thesin si buxhet të shtetit dhe e kanë thurur gardhin si kufi Kosove.

“Kur filluam ta qepim thesin, u dëgjuan disa piskama e britma. Aty te gjilpëra që qepte thesin e shqyer i kish pasë gishtat dikush dhe ajo gjilpërë ua theri gishtat dhe u ni piskama. Por, ne nuk mund ta ndalnim therjen e thesit, sepse nuk mund të hedhësh gjë në thesin që ngelet i shqyer”, shtoi ai.

Kurti ka përsëritur edhe premtimin për pakon prej 200 milionë eurosh për përballje me inflacionin, që përfshin mbështetje për pensionistët, fëmijët dhe punëtorët e sektorit privat.

Në kuadër të saj tha se do ta rikthejnë edhe skemën për ata që kursejnë energji, duke shpërblyer ata që kursejnë.

Edhe Kurti premton mbështetje prej 1 miliard eurosh për biznese për mandatin e ardhshëm Zgjedhjet 2026 1 muaj më parë Kurti premton mbështetje prej 1 miliard eurosh për biznese për mandatin e ardhshëm

Vetëvendosje pritet që të shtunën ta përmbyllë fushatën në Prishtinë.

 

Lexo përditësimet tjera
Balotazhi - 9 nentor

Dita e dhjetë e fushatës