Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se grupi parlamentar multietnik është i përkushtuar që ta japë kontributin për formimin e institucioneve sa më parë.
Krasniqi ka postuar një foto ndërsa ka thënë se grupi parlamentar multietnik do të përbëhet nga tetë deputetë nga partitë KDTP, VAKAT, NDS, IRDK, PSA, SPO dhe LPRK.
Në foton e postuar nga Krasniqit gjendet edhe kreu i partisë turke KDTP, Fikrim Damka, ndonëse pas rinumërimit ai ka humbur vendin si deputet. Ergul Mazrek dhe Fatma Taçi kanë siguruar vend në legjislaturën e dhjetë nga radhët e KDTP-së.
“Në legjislaturën e 10-të, grupi parlamentar multietnik përbëhet nga 8 deputetë të partive KDTP, VAKAT, NDS, IRDK, PSA, SPO dhe LPRK. Të përkushtuar të japim kontributin tonë në formimin e institucioneve të republikës sa më parë”, ka shkruar Krasniqi në një postim në Facebook.