Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, përmes një konference për media ka folur sërish për korrupsionin.
Ka thënë se vetëm përmes luftimit të kësaj dukurie Kosova mund të shënojë progres.
Sipas tij, javët e fundit ka folur për luftën ndaj korrupsionit, për listën që do ta përpilojë pa njerëz me aktakuzë, raporton Koha Ditore.
Ka thënë se ka marrë vendim që t’i heqë nga të gjitha pozitat kyçe njerëzit që kanë aktakuzë për korrupsion.
“Unë propozoj sot një hap konkret- Boll me fjalë”, ka thënë Veseli.
I ka propozuar edhe partive të tjera që të nënshkruajnë një pakt kundër korrupsionit, të cilin e ka nënshkruar gjatë konferencës.
Pasi e nënshkruajti vet këtë pakt kundër korrupsionit, ka thënë se do t’ua dërgoj zyrtarisht secilit kryetar partie politike që garon në këto zgjedhje për ta nënshkruar të njëjtën.
Edhe
Veseli thotë se korrupsioni prek të gjitha partitë
Veseli ka thënë se “nuk është sekret që korrupsioni ka arritur nivele të larta në vendin tonë dhe po e dëmton shumë atë por lufta kundër korrupsionit është çështja më kritike në agjendën e tij”.
Tha se shumë të rinj po largohen nga vendi për shkak të mungesës së mundësive të barabarta; një rezultat ky i drejtpërdrejtë i korrupsionit dhe nepotizmit.
Veseli nuk lejoi që t’i parashtrohen pyetje nga gazetarët. U largua nga konferenca pa ua dhënë këtë mundësi.
-
PDK-ja merr të dhënat e qytetarëve që nënshkruajnë paktin kundër korrupsionit, shumica s’i besojnë
-
Veseli: Do ta mposhtim korrupsionin, që ta bëjmë Kosovën ndër vendet më të zhvilluara në Ballkan
-
Veseli thotë se korrupsioni ka dëmtuar raportet e Kosovës me SHBA-në e BE-në
-
Veseli tregon shtatë vendimet e para kundër korrupsionit në qeverisjen e PDK-së