Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet 2019

PDK-ja merr të dhënat e qytetarëve që nënshkruajnë paktin kundër korrupsionit, shumica s’i besojnë

Përveç nga subjektet e tjera politike, Partia Demokratike e Kosovës po kërkon edhe nga qytetarët që të nënshkruajnë paktin kundër korrupsionit.

Që nga e marta, aktivistë të kësaj partie në disa pika në kryeqytet, kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve nga qytetarët me anë të një peticioni, ku kërkohet edhe numri personal, raporton KTV.

Kjo, nga disa qytetarë po shihet si mundësi për keqpërdorim votash në ditën e zgjedhjeve dhe refuzojnë ta nënshkruajnë.

Megjithatë, qytetarë të tjerë që të dielën nënshkruan këtë peticion, thonë se pakti kundër korrupsionit nuk do t’i shërbejë vetëm PDK-së.

PDK-ja ka ndërhyrë në privatësinë e kosovarëve edhe në një tjetër mënyrë, duke u dërguar shumë prej tyre mesazh në telefona celularë, me ftesën për të nënshkruar paktin.

KTV-ja ka provuar të marrë një qëndrim nga PDK-ja lidhur me këtë peticion, por nuk ka marrë një përgjigje gjatë ditës.

Edhe Shoqëria civile thotë se korrupsioni nuk luftohet nga partitë politike Arbëri Shoqëria civile thotë se korrupsioni nuk luftohet nga partitë politike

Në fillim të muajit shtator, kryetari i PDK-së Kadri Veseli, prezantoi Paktin Kundër Korrupsionit, duke i ftuar të gjitha partitë e tjera ta nënshkruajnë.

Pasi qeshën, të gjitha partitë tjera e refuzuan ftesën, sepse vinte nga Veseli.