Korrupsioni nuk luftohet me pakt të propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, kështu vlerësojnë përfaqësues të shoqërisë civile, që mbikëqyrin sistemin e drejtësisë në vend.
Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se Kosova ka infrastrukturë të mjaftueshme ligjore për luftimin e korrupsionit.
IKD-ja kërkon nga politika që të mos ndërhyjë në Prokurori e Gjykata.
Ndërsa, Arton Demhasaj, nga organizata “Çohu”, e cilëson këtë nismë të PDK-së ‘mashtrim elektoral’.
Dy krerët e koalicionit parazgjedhor AAK-PSD, Ramush Haradinaj dhe Shpend Ahmeti, e kanë quajtur të pakuptimtë këtë nismë të Kadri Veselit në prag të zgjedhjeve.
Nisma Socialdemokrate, e udhëhequr nga Fatmir Limaj, nuk do ta përkrahë këtë iniciativë të kreut të PDK-së, duke e quajtur trik elektoral.
Edhe
PDK-ja merr të dhënat e qytetarëve që nënshkruajnë paktin kundër korrupsionit, shumica s’i besojnë
Por, partneri në koalicion i Limajt, Behgjet Pacolli, nuk e ka problem që ta nënshkruajë dokumentin e propozuar nga PDK-ja.
Të martën, kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka ftuar liderët e partive politike që të nënshkruajmë dokumentin e quajtur-Pakt Kundër Korrrupsionit-.
Por, kjo është refuzuar nga LDK-ja, Vetëvendosja, AAK-ja dhe PSD-ja.
-
Premtimet e Veselit për korrupsionin shihen si të parealizueshme nga shoqëria civile
-
Ahmeti e Haradinaj thonë se PDK-ja s’është në pozitë për të vënë standarde për korrupsionin
-
Pacolli do ta nënshkruajë paktin e Veselit kundër korrupsionit
-
Shoqëria civile e quan retorikë e hipokrizi deklaratën e Veselit për çlirim nga korrupsioni