Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka bërë të ditur qëndrimin e saj në lidhje me paktin me dhjetë pika për luftën kundër korrupsionit, të prezantuar sot nga kryetari i PDK-së Kadri Veseli, përmes së cilit sipas tij, mund të kthehet besimi i qytetarëve ndaj politikanëve në luftimin e kësaj dukurie negative.
Pas takimit me deputetin e CDU-së, Peter Beyer, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është shprehur kundër nënshkrimit të paktit kundër korrupsionit, pasi partia që ai drejton “nuk dëshiron të qesë fall dhe të bëjë dokument fals”.

“Ne nuk nënshkruajmë as pakt, as dokument. Ne e luftojmë vetë korrupsionin dhe e kemi qëndrim themelor të LDK-së. Nuk dëshirojmë me qit fall për korrupsionin dhe të bëjmë dokument fals”, tha Mustafa.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli në një konferencë për media ka deklaruar se përmes paktit kundër korrupsionit, mund të kthehet besimi i qytetarëve ndaj politikanëve në luftimin e korrupsionit.
Veseli madje iu ka bërë thirrje të gjitha partive politike ta nënshkruajnë paktin kundër korrupsionit.
Edhe
PDK-ja merr të dhënat e qytetarëve që nënshkruajnë paktin kundër korrupsionit, shumica s’i besojnë
10 pikat që përfshinë pakti kundër korrupsionit janë:
1. Mos kandidimi i personave të akuzuar për korrupsion
2. Mos emërimi në pozita politike i personave që kanë rënë ndesh me ligjin në sferën që prek korrupsionin apo abuzimin me pushtet
3. Suspendimi i zyrtarëve të akuzuar për korrupsion
4. Mbrojtja e interesit publik
Edhe
Pacolli do ta nënshkruajë paktin e Veselit kundër korrupsionit
5. Parandalimi i korrupsionit pasiv
6. Parandalimi dhe luftimi i korrupsionit politik
7. Transparenca e emërimeve të pozitave të larta drejtuese
8. Ndëshkimi i nxitësve të korrupsionit
Edhe
Veseli u propozon të gjitha partive të nënshkruajnë “Paktin Kundër Korrupsionit”
9. Sinjalizimi kundër korrupsionit
10. Standardi i integritetit të pushtetit politik