Kadri Veseli, kandidat i PDK-së për kryeministër, ka thënë se korrupsioni në Kosovë prek të gjitha partitë.
Duke folur për “paktin kundër korrupsionit”, në Rubikon të KTV-së Veseli ka thënë se problemi më i madh në Kosovë është punësimi dhe humbja e shpresës te të rinjtë, e që vjen, sipas tij, nga korrupsioni e nepotizmi.
“Unë ka një vit që kam filluar reformat me PDK-në. Janë konkrete, jo fjalë. U kam shkuar deri në fund. I kam realizuar ato. S’kam lënë asnjë person me aktakuzë të ketë rol në udhëheqje, nga ministra, zëvendësministra. Kam menduar se do të kem përkrahje, s’ka pas veprime konkrete. Ka pasur skepticizëm. S’do të duhej të befasoheshin asnjë sepse fenomeni i korrupsionit po paraqitet si realitet qe dy dekada dhe po i dëmton shpresat e rinisë. Fenomen që prek të gjitha partitë politike. Shihni momentet e rënda me LDK-në, me VV-në, në qeverisjet lokale në Prishtinë e Prizren. Marrja e tenderëve, në mënyrë të kurdisur, punësimet nepotike”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se luftimi i pakompromis i korrupsionit do të hapte rrugën për integrim euroatlantik të Kosovës.
-
Veseli thotë se korrupsioni ka dëmtuar raportet e Kosovës me SHBA-në e BE-në
-
Veseli u propozon të gjitha partive të nënshkruajnë “Paktin Kundër Korrupsionit”
-
Veseli takohet me luftëtaret e UÇK-së: Bashkë do ta fitojmë edhe luftën kundër korrupsionit
-
Veseli: Vetëm luftimi i korrupsionit e mban rininë në Kosovë
-
Veseli: Territori i Kosovës nuk do të cenohet