Kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka vizituar Hoçën e Qytetit në Prizren, ku me qytetarët ka folur për luftën kundër korrupsionit.
Veseli ka thënë se zbatimi i Planit Kundër Korrupsionit do të përmirësojë radikalisht, jo vetëm funksionimin e shtetit tonë, por edhe mirëqenien e çdo banori të Kosovës.
“Me banorët e Hoçës së Qytetit në Prizren bisedova për luftën kundër korrupsionit, si rruga më e mirë për ta mbajtur rininë dhe për të ndërtuar të ardhmen që meriton Kosova. Korrupsioni prek në mënyrë të drejtpërdrejtë jetën e çdo qytetari, duke rritur koston e jetës, dëmtuar cilësinë e shërbimeve publike, pakësuar mundësitë për sipërmarrje dhe dekurajuar investitorët e ndryshëm privatë. Zbatimi i Planit Kundër Korrupsionit do të përmirësojë radikalisht, jo vetëm funksionimin e shtetit tonë, por edhe mirëqenien e çdo banori të Kosovës”, ka shkruar Veseli në Facebook.
-
Veseli premton ashpërsim të masave ndaj të korruptuarve dhe kriminelëve
-
Veseli ripërsërit se lufta kundër korrupsionit është objektivi kryesor
-
Veseli thotë se korrupsioni ka dëmtuar raportet e Kosovës me SHBA-në e BE-në
-
Veseli u propozon të gjitha partive të nënshkruajnë “Paktin Kundër Korrupsionit”
-
Veseli takohet me luftëtaret e UÇK-së: Bashkë do ta fitojmë edhe luftën kundër korrupsionit