Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka takuar sonte edhe banorë të fshatrave Sankoc, Çikatovë dhe Abri të Drenasit.
Ai ka thënë se i gjithë Drenasi do ta tregojë veten më 6 tetor dhe se luftimi i korrupsionit do të jetë në krye të agjendës sime si kryeministër.
“I gjithë Drenasi, më 6 tetor, do ta tregojë veten. Me Sankoc, Çikatovë, Abri dhe me çdo lagje e fshat do t’i japë fuqi Partisë Demokratike të Kosovës. Ne jemi partia e lirisë, e shtet-formimit dhe shtet-ndërtimit. Ne u kemi dhënë më së shumti hapësirë të rinjve dhe grave. Ne e ndërtojmë të ardhmen, për çdo qytetar, për shtetin tonë. Luftimi i korrupsionit do të jetë në krye të agjendës sime si kryeministër”, ka thënë Veseli.
Artikuj të ngjashëm
-
Veseli: Jemi shtëpia ku bashkohen të guximshmit, të drejtit dhe miqtë e Kosovës
-
Veseli paralajmëron opozitë të fortë dhe rizgjim të fuqishëm të PDK-së
-
PDK-ja do të jetë opozitë e fuqishme, thonë kryetarët e degëve të kësaj partie
-
Veseli: Territori i Kosovës nuk do të cenohet
-
Veseli në Fushë Kosovë: Mos u përçani, të bashkuar jemi më të fuqishëm jashtë