Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet 2019

Tinka Kurti synon zbatimin e Ligjit të Punës, sidomos për gratë e punësuara

Ka tri javë që Tinka Kurti, aktiviste politike, është bërë nënë.

Fushata dhe amësia për Kurtin, rastisën në të njëjtën kohë dhe kjo, pavarësisht vështirësive, nuk e ndaloi që të garojë për deputete në Kuvendin e Kosovës, raporton KTV.

Ajo synon që në Kuvend të jetë zëri i nënave dhe të ndikojë në zbatimin e Ligjit të punës.

Pabarazia mes grave dhe burrave, gjendja jo e mirë sociale, që, sipas saj, e ka kapluar Kosovën, thotë se janë arsye të tjera që e shtynë t’i hyjë kësaj sfide.

Ajo beson se duke qenë pjesë e legjislaturës së ardhshme, do të kontribuojë edhe në përmirësimin e kushteve të punëtorëve në sektorin privat.

Tinka Kurti garon për herë të parë për deputete në listën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje.