Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti: Numri i anëtarësisë në VV është në disproporcion gjinor

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, ka thënë se edhe në subjektin politik ku ajo është ka më shumë burra se gra në strukturat e saj.

Ajo ka thënë se numri i anëtarësisë është në disproporcion mes burrave dhe grave.

Kurti ka thënë se dallim më të madh ka në strukturat lokale.

“Shumica e punës në këtë drejtim është bërë nga gratë. Të gjitha çështjet për barazi gjinore janë të ngritura nga gratë në Lëvizjen Vetëvendosje. Shumë kërkesa janë arritur dhe janë përfshirë. Nuk mund të garantojmë për rezultate”, ka thënë ajo.

Sipas saj elementin e politikes emancipuese gjinore e ka pasur Lëvizja Vetëvendosje gjithmonë.