Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), në seancën e mbajtur sot ka shqyrtuar ankesën e paraqitur nga koalicioni NISMA-AKR-PD, kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) me të cilën ka kërkuar që të anulohen si të parregullta fletëvotimet e ardhura nga Serbia, përmes postës, për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Republikës së Kosovës.
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka hedhur poshtë ankesën duke e quajtur si të pasafatshme.
“Paneli pasi që e vlerësoj afateshmërinë e ankesës gjeti se e njëjta është e pas afatëshme ngase ankuesi i referohet parregullsive në QNR ku mund të paraqitet ankesë në PZAP brenda 24 orëve nga ndodhja e shkelës së supozuar nga kjo rezulton se e njëjta është paraqitur pas afatit ligjor të përcaktuar me dispozitën ligjore të nenit 105 paragrafi 1 të LZP-së”, thuhet në vendimin e PZAP-së.
-
PZAP hedh poshtë kërkesën e Nisma-AKR-së për mos procedim të votave nga Serbia
-
PZAP-ja aprovon ankesën e Listës Serbe, i refuzon gjashtë të tjera
-
PZAP-ja hedh poshtë si të pasafatshme ankesën e PDK-së për votat nga diaspora
-
PZAP-ja urdhëron që 21 fletëvotime të shpallen të vlefshme, pas ankesës së VV-së
-
PZAP-ja hedh poshtë ankesën e VV-së për Listën Serbe