Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e ka hedhur poshtë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje që kërkonte të anulohej vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për certifikimin e Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Sipas vendimit të publikuar të enjten, ankesa e partisë në pushtet konsiderohet e palejueshme pasi nuk i përmbush kërkesat ligjore.
“HUDHET poshtë e palejuar ankesa Anr. 16/2025 e datës 08.01.2025, e paraqitur nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), me seli në Prishtinë, paraqitur kundër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, KQZ, me të cilën ka kërkuar që të anulohet Vendimi i KQZ-së Nr. 01/2328-2024, i datës 31.12.2024, dhe të urdhërohet KQZ, të nxjerr vendim”, thuhet në vendimin e Panelit.
Sipas këtij institucioni, vetëm përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve mund të bëjnë ankesa të tilla.
Partia në pushtet e kishte cilësuar të paligjshme certifikimin e Listës Serbe.
-
PZAP-ja aprovon ankesën e Listës Serbe, i refuzon gjashtë të tjera
-
LVV-ja e çon në Supreme ankesën ndaj vendimit të PZAP-së për certifikimin e Listës Serbe
-
PZAP-ja urdhëron KQZ-në ta certifikojë Listën Serbe, VV-ja do të ankohet në Supreme
-
PZAP-ja refuzon ankesën e opozitës serbe, nuk e certifikon për zgjedhjet e 7 qershorit
-
PZAP-ja e miraton ankesën e Listës Serbe, i refuzon gjashtë të tjera