Dy mijë pako me fletëvotime nga diaspora janë regjistruar deri para tri ditësh në Kosovë. Ato po ruhen në një hapësirë, e cila sipas Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) është “e veçantë dhe e sigurt”.
Zyrtarë të saj nuk kanë saktësuar se ku gjendet ajo hapësirë, por kanë thënë se është e siguruar 24 orë nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, duke u përgjigjur në pyetjet e “Kohës Ditore” rreth procesit të votimit të diasporës, ka thënë se aktualisht është duke u zhvilluar periudha për votim përmes postës, e cila ka filluar më 19 shtator.
Ka shtuar se fletëvotimet duhet të pranohen nga KQZ-ja deri më datën 5 tetor 2019.
“Sipas të dhënave, deri më 27 shtator kemi pranuar 2 mijë pako të supozuara me fletëvotime”, ka theksuar ai.
Elezi ka thënë se numërimi i votave përmes postës bëhet në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve, pas ditës së zgjedhjeve dhe pasi të zhvillohen të gjitha procedurat e parapara. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Mbi 7 mijë pako me fletëvotime nga diaspora janë aprovuar, 142 janë refuzuar
-
Arrijnë në Kosovë votat e para nga diaspora
-
KQZ-ja ka pranuar deri më tani 1,932 pako me fletëvotime nga jashtë
-
Pas disa ditëve dihet numri i saktë i fletëvotimeve nga diaspora
-
Vonohen disa pako me vota nga diaspora, KQZ-ja s’i merr parasysh