Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, pas situatës së tërmeteve që tronditën vendin, kërkoi ruajtjen e qetësisë nga të gjithë, derisa vuri theksin në rëndësinë e bashkëpunimit dhe solidaritetit njerëzor, pa përjashtim, për normalizimin e plotë të situatës.
“Transparenca dhe përgjegjshmëria maksimale për evidentimin e pasojave është tepër e rëndësishme në këto momente. Në veçanti, vlerësimi teknik i banesave, pallateve dhe godinave të dëmtuara është tepër i domosdoshëm për të ardhmen”, tha ai.
Duke vlerësuar solidaritetin e vendeve partnere dhe BE-së, presidenti Meta i kërkon qeverisë të ftojë zyrtarisht edhe Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, që ka kapacitetet e duhura për të përcaktuar sigurinë dhe rezistencën e banesave, pallateve dhe godinave të dëmtuara nga kjo fatkeqësi natyrore, përcjell tch.
“Keqpërdorimi nga kushdo i kësaj situate, nuk është rruga e duhur për të përballuar një shqetësim të përgjithshëm, në mënyrë të bashkuar dhe të përgjegjshme, vetëm në interes të qytetarëve të traumatizuar nga tronditjet dhe pasojat në banesat e pronat e tyre. Të gjithë duhet të shtojnë kontributet pozitive dhe solidare në bazë të përgjegjësive institucionale, politike, shoqërore dhe qytetare”, është shprehur presidenti Meta
-
Meta: Të shmanget çdo provokim që minon sigurinë e Kosovës
-
Meta: Shqipëria t’i dalë në ndihmë Kosovës
-
Meta kërkon rinumërim të votave të pavlefshme
-
Meta bën apel publik që të merren masa për parandalimin e koronavirusit
-
Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Shqipërisë për situatën pas tërmeteve, mbështet “Para ligjit të gjithë përgjegjësit”