Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Meta: Shqipëria t’i dalë në ndihmë Kosovës

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka thënë të jetë i shqetësuar me situatën e krijuar në komunën e Deçanit.

Ai përmes një statusi në Facebok ka thënë se po e përcjell me shqetësim situatën emergjente. “Me shqetësim po e përcjell situatën emergjente në komunën e Deçanit. Qytetarëve të helmuar ju uroj shërim sa më parë dhe tejkalimin pa pasoja të kësaj situate. Familjeve të tyre ju shpreh mbështetjen dhe solidaritetin tim më të thellë” ka shkruar Meta. Më tutje Meta i ka bërë thirrje qeverisë në Shqipëri që t’i dal në ndihmë Kosovë në rast nevojë.

“Me besimin e plotë se institucionet shtetërore përgjegjëse dhe drejtësia në Republikën e Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet dhe po bëjnë përpjekjet e duhura për zbulimin, zbardhjen e shkaqeve dhe kapërcimin e tyre, e nxis Qeverinë shqiptare t’u gjendet pranë, sipas mundësive, me ekspertizë dhe çdo ndihmë të nevojshme. Shqipëria dhe Kosova gjithmonë krah njëra-tjetrës” ka shkruar mes tjerash Meta.

Që nga dita e shtune deri më sot në komunën e Deçanit mbi 1500 qytetarë kanë kërkuar trajnim shëndetësor pas dyshimeve të ngritura për helmim.

Artikuj të ngjashëm