Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Shqipërisë për situatën pas tërmeteve, mbështet “Para ligjit të gjithë përgjegjësit”

“Prokuroria të vendosë para përgjegjësisë penale të gjithë ata që do të rezultojnë përgjegjës”. Me këtë përfundim është dalë nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare sot, pas takimit që thirri kreu i shtetit. Presidenti Ilir Meta ka dhënë detaje nga mbledhja e sotme në një postim në rrjetet sociale ku shkruan:

“Sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare diskutuam për një bashkëveprim dhe koordinim më të ngushtë midis të gjitha institucioneve për përballimin e emergjencës deri në rivendosjen e normalitetit të plotë.

E mbështetëm prokurorinë të çojë përpara hetimet dhe të vendosë para përgjegjësisë penale të gjithë ata që do të rezultojnë përgjegjës.

Të sigurojmë burimet e brendshme dhe mbështetjen e duhur ndërkombëtare për tejkalimin e pasojave të rënda të këtij tërmeti të tmerrshëm”.

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka mbledhur mëngjesin e sotëm Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Sikundër mund ta shihni edhe ne foto i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama, i cili konfirmoi ne fakt se do të ishte pjese e takimit gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e Qeverise.

Edhe Meta thirri mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare pas tensioneve në Ukrainë Arbëri Meta thirri mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare pas tensioneve në Ukrainë

Burime nga mbledhja bëjnë me dije se ne takim nuk është i pranishëm kreu i PD-se, Lulzim Basha, për të cilin thuhet se nuk ka pasur një ftesë.

Në mbledhje, po sipas burimeve për “Panorama” mungon edhe i ngarkuari me punë i kryeministrit për menaxhmin e emergjencës, ministri Bledi Çuçi.

Image