Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka pritur sot eurodeputeten gjermane, Viola von Cramon - Traubadel, kryesuese e misionit vëzhgues të BE-së për zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë.
Haradinaj ka njoftuar Cramon-Traubadel për zhvillimet politike nëpër të cilat po kalon vendi, dhe për pjekurinë politike e demokratike me të cilën Kosova po e fillon këtë cikël elektoral.
“Kishim një bashkëbisedim të frytshëm për rëndësinë që procesi zgjedhor në Kosovë të jetë kredibil dhe me standarde të larta të zgjedhjeve të lira e demokratike, për të cilën po angazhohemi bashkërisht”, ka shkruar ai në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Misioni Vëzhgues i BE-së e vlerëson problem serioz mungesën e transparencës për financimin e fushatës gjatë zgjedhjeve
-
BE-ja synon frenimin e parregullsive në zgjedhjet e 6 tetorit
-
Zyra e BE-së për zgjedhjet: Nuk na intereson rezultati, por procesi
-
Zyrtarizohet ekipi i BE-së që do t’i monitorojë zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë
-
Kurti e falënderon Von Cramonin për angazhimin e saj për liberalizimin e vizave