Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se ka arrestuar të dyshuarin për dëmtimin e billbordeve të Vetëvendosjes në Deçan.
“Policia e Kosovës, konkretisht Stacioni Policor në Deçan, ka pranuar disa ankesa nga një subjekt politik për dëmtimin e disa billbordeve të këtij subjekti, të cilat kanë qenë të vendosura në një objekt privat. Policia e Kosovës dhe Stacioni Policor në Deçan në koordinim të plotë me prokurorin e Prokurorisë Themelore në Pejë, pas një pune intensive operativo-hetimore me datën 02.10.2019 kanë identifikuar dhe kanë arrestuar të dyshuarin A. T., i lindur me 2000 m/k/sh”, thuhet në komunikatë.
Dëmtohen banerët e Kurtit në Deçan, VV thotë se po e bëjnë nga frika e humbjes
Ndaj të dyshuarit të lartcekur me datën 03.10.2019 është parashtruar kallëzim penal për veprën ‘asgjësim apo dëmtim i pasurisë së luajtshme’.
Rasti është duke u hetuar nën drejtimin e Prokurorisë Themelore në Pejë.
-
Dëmtoi shtratin e Lumbardhit të Deçanit, arrestohet i dyshuari
-
Dëmtohen banerët e Kurtit në Deçan, VV thotë se po e bëjnë nga frika e humbjes
-
Arrestohet një i dyshuar për shpërthim në oborrin e një shtëpie në Deçan
-
Arrestohet i dyshuari për sulm ndaj zyrtarëve policorë në Deçan
-
Policia nis hetimet për dëmtim të varrit të aktivistit të LVV-së