Në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje ka nisur takimi mes grupeve punuese LVV-LDK.
Të pranishëm janë Albulena Haxhiu, Besnik Bislimi, Glauk Konjufca nga LVV dhe Avdullah Hoti e Lumir Abdixhiku nga LDK, raporton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHaxhiu, pak para takimit tha për media se sot në këtë takim do të diskutohet edhe për dialogun me Serbinë.
Haxhiu para takimit me LDK-në: Sot diskutojmë edhe për dialogun
Ky është takimi i dytë mes grupeve punuese të këtyre partive, prej takimit të përbashkët mes Albin Kurtit të LVV-së e Vjosa Osmanit të LDK-së.
Në takimin e fundit, të dyja partitë thanë se grupet punuese u dakorduan lidhur me përmbajtjen dhe parimet e marrëveshjes për bashkëqeverisje.