Haxhiu para takimit me LDK-në: Sot diskutojmë edhe për dialogun Foto: Ilustrim/Koha

Haxhiu para takimit me LDK-në: Sot diskutojmë edhe për dialogun

23 October 2019 15:01

​Në takimin e sotëm në mes dy grupeve punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës temë diskutimi pritet të jetë dialogu me Serbinë.

Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress pak para takimit,anëtarja e grupit punës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.

“Janë disa çështje të cilat do diskutohen dhe që i kemi diskutuar pak a shumë edhe në takimin e kaluar. Por sot do të flasin më gjerësisht. Njëra prej çështjeve që do të diskutohet do jetë edhe dialogu me Serbinë besojmë që duke marr parasysh bashkëpunimin tonë dyvjeçar me LDK-në që kemi pasur në kohën sa kemi qenë në opozitë ky bashkëpunim na ka shërbyer edhe për harmonizim të qëndrimeve sepse ju e dini që bashkërisht e kemi kundërshtuar shkëmbimin territorial, bashkë e kemi kundërshtuar projektligjin për dialogun në Gjykatën Kushtetuese", tha ajo.

LEXO EDHE: Sot pritet të takohen përsëri LVV-LDK

Takimi në mes të dy grupeve punuese të LVV-së dhe LDK-së pritet të fillojë në orën 15:00 në selinë qendrore të LVV-së në Prishtinë.

Këto dy subjektet pritet të diskutojnë edhe rreth harmonizimit të programit qeverisës, rreth politikave të brendshme dhe atyre të jashtme.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme