Sot pritet të takohen përsëri LVV-LDK Foto nga takimi i fundit mes grupeve punuese të LVV-LDK

Sot pritet të takohen përsëri LVV-LDK

23 October 2019 08:14

Pas takimit të së premtes mes grupeve punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, sot pritet të mbahet një tjetër takim i tillë në këtë nivel lidhur me marrëveshjen e koalicionit qeverisës.

Në takimin e fundit palët u dakorduan për intensifikimin e takimeve dhe që takimi i sotëm të shërbejë për të konkretizuar diskutimet e së premtes.

Lexo edhe: Deklaratë e përbashkët nga takimi i grupeve punuese LDK - LVV

Të dyja partitë thanë se herën e fundit kur u takuan, grupet punuese u dakorduan lidhur me përmbajtjen dhe parimet e marrëveshjes për bashkëqeverisje, transmeton Koha.net.

Sipas tyre në takim ishin shqyrtuar temat kryesore politike dhe reformat kyçe sektoriale të cilat e presin Qeverinë e re.

“Palët u dakorduan për intensifikimin e takimeve dhe që takimi i radhës të mbahet të mërkurën nga ora 15:00 për të konkretizuar diskutimet e sotme”, u tha në deklaratën e përbashkët të tyre.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme