Zgjedhjet 2019

Deklaratë e përbashkët nga takimi i grupeve punuese LDK - LVV

Në vazhdimësi të takimit të dy liderëve të LDK-së dhe LVV-së, sot në Selinë e LDK-së është mbajtur takimi i grupeve punuese lidhur me marrëveshjen e koalicionit qeverisës.

Dy grupet punuese u dakorduan lidhur me përmbajtjen dhe parimet e marrëveshjes për bashkëqeverisje, raporton KTV.

Lexoni edhe: Nis takimi LVV-LDK

Në këtë takim janë shqyrtuar temat kryesore politike dhe reformat kyçe sektoriale të cilat e presin Qeverinë e re, sipas deklaratës së përbashkët të këtyre partive.

Palët u dakorduan për intensifikimin e takimeve dhe që takimi i radhës të mbahet të mërkurën nga ora 15:00 për të konkretizuar diskutimet e sotme.