Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet 2019

Nis numërimi i votave të fundit

Foto: Driton Paçarada / Koha

Ka nisur procedimi i rezultateve, kur Qendra e Numërimit dhe Rezultateve ka marrë kontingjentin e fundit të materialit të ndjeshëm.

Ka nisur lëvizja e shifrave, megjithëse renditja e partive mbetet ajo që ishte. Koha.net do të ju mbajë të informuar për votat e fundit që do t’u regjistrohen partive, derisa vetë QNR-ja ka thënë se këtë pret që ta bëjë para mesnatës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kujtojmë se në 12 nga 38 komuna nuk ka përfunduar numërimi i votave të zgjedhjeve të 6 tetorit. Ato janë Deçani, Gjakova, Kamenica, Mitrovica e Jugut, Rahoveci, Podujeva, Prishtina, Prizreni, Skenderaj, Suhareka, Ferizaj dhe Vushtrria.

Aktualisht janë numëruar 98,35 për qind të votave.

Megjithatë ende nuk ka filluar edhe numërimi i votave me kusht dhe i atyre të diasporës.