Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet 2019

S’dihet kur numërohen votat me postë dhe kategoritë e tjera të veçanta

Qendra për Numërim dhe Rezultate, gjatë së hënës, ka vazhduar me pranimin e materialit të ndjeshëm nga të gjitha vendvotimet në Kosovë.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezit, gjithçka është duke shkuar në rregull, raporton KTV.

E në tërë Kosovën, të regjistruar për të votuar kanë qenë rreth 2 mijë e 700 persona me nevoja të veçanta, që brenda ditëve në vazhdim pritet të dihet edhe numri i saktë i atyre që kanë shfrytëzuar të drejtën e votës.

Elezi ka treguar se ende nuk ka filluar edhe numërimi i votave me kusht dhe i atyre të diasporës.

Derisa KQZ-ja ka bërë numërimin e më shumë se 98 % të votave, janë regjistruar mbi 40 mijë fletëvotime të pavlefshme, e që sipas KQZ-së ky numër mund të rritet.

E, edhe më tutje sipas rezultateve të KQZ-së, renditja e partive politike sipas votave nuk ka ndonjë ndryshim të madh, krahasuar me publikimet gjatë mbrëmjes të së dielës.

Edhe Vazhdon numërimi i votave me postë Zgjedhjet 2025 Vazhdon numërimi i votave me postë

Pra, Lëvizja Vetëvendosje aktualisht po prin me numrin më të madh të votave, duke vazhduar me LDK-në, e pastaj me PDK-në.

E koalicioni AAK-PSD vazhdon të mbetet në vendin e katërt, duke lënë mbrapa Listën Serbe dhe koalicionin NISMA-AKR-PD, e cila ende nuk e ka kaluar pragun zgjedhor.