Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet 2026

Fillon numërimi i fletëvotimeve nga votimi në 30 përfaqësi diplomatike

Vota - KQZ - QKN

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar numërimi i fletëvotimeve nga votimi në përfaqësi diplomatike. Nga 27 mijë e 724 shtetas të regjistruar, votuan 22 mijë e 860. Votimi në përfaqësi diplomatike u bë më 6 qershor. 

Po ashtu në QNR po bëhet vlerësimi edhe iu pakove të supozuara me fletëvotime nga votimi me postë. 

Deri në përfundim të së mërkurës në procesin e vlerësimit u përfshinë 23 mijë e 300 pako, prej të cilave u aprovuan 22 mijë e 601, ndërsa u refuzuan 755. 

Ka përfunduar verifikimi dhe numërimi në 35 Qendra Komunale të Numërimit dhe janë procesura 91 për qind të vendvotimeve. Ka mbetur pa u numëruar të gjitha votat në Gjilan, Prishtinë e Prizren. 

Pas procesimit të 91.11 për qind të vendvotimeve, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 42.51 për qind, pasuar nga PDK-ja me 21.39 për qind, LDK-ja me 17.04 për qind dhe AAK-ja me 7.50 për qind. 

c