Njësia në Meksikë e prodhuesit gjerman të automjeteve Audi, ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes me punëtorët e sindikatave në vend për rritje të pagave, raportoi të dielën Reuters.
Siç raportohet, rritja e pagave është bërë më rreth 7 për qind, si dhe një rritje prej 3.2 për qind të përfitimeve për vitin 2024, pasi punëtorët nisën një grevë në janar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistri i Punës, Marath Bolanos, ka thënë në platformën X se punëtorët do të votojnë për marrëveshjen me Audi të dielën.
Marrëveshja pritet ta zgjidhë një grevë të punëtorëve që filloi më 24 janar pasi, sipas Audisë, sindikata refuzoi ofertën e prodhuesve të veturave për një rritje pagash prej 6.5 për qind dhe kërkoi një rritje prej 15.5 për qind.
Vitin e kaluar, Audi dhe sindikata lokale e punëtorëve SITAUDI kanë rënë dakord për rritje pagash prej 9.4 për qind, një nga rritjet më të larta të pagave në sektorin e automjeteve të Meksikës në vitet e fundit.