Sindikata e punëtorëve të Hyundai Motors në Korenë e Jugut ka votuar të premten për një grevë pas dy muajsh bisedimesh me kompaninë mbi rritjen e pagave, si dhe zgjatjen e moshës së pensionit, raportoi Reuters të dielën.
Kjo sindikatë, ndër më të mëdhatë në vend me rreth 44 mijë anëtarë, ka thënë se 88.93 për qind e anëtarëve të saj kanë miratuar aksionin e grevës nëse kompania nuk pranon kërkesat.
Greva do të shënonte aksionin e parë të tillë në pesë vjet në lidhje me negociatat e pagave në prodhuesin koreano-jugor të veturave dhe mund të pengojë shpërndarjen e disa automjeteve të njohura.
Sindikata po kërkon një rritje minimale të pagës bazë mujore prej 139 dollarë dhe një pagë për performancën e barabartë me 30% të fitimit neto të Hyundai për vitin 2022. Gjithashtu kërkon një rritje të moshës së pensionit në 64 nga 60.
-
Punëtorët e “Boeing” në grevë, s’e duan marrëveshjen që parashihte rritje page 25% për 4 vjet
-
Gjiganti i teknologjisë goditet nga grevat
-
Për herë të parë punëtorët e Samsungut në Korenë e Jugut në grevë
-
Audia rrit pagat e punëtorëve në këtë shtet
-
Grevë historike në fabrikat e gjigantëve amerikanë për prodhim të veturave