Rreth 33 mijë punëtorë të kompanisë së prodhimit të avionëve “Boeing” kanë hyrë në grevë të premten duke kundërshtuar një marrëveshje e cila ndër të tjera parashihet edhe rritjen e pagës për 25 për qind për katër vjet.
Greva e një tjetër pengesë për prodhuesin gjigand të avionëve, e cila më parë ka pasur me probleme financiare dhe tani po përballet me një mbyllje në prodhimin e avionëve të saj më të shitur të linjës ajrore.
94.6 për qind e punëtorëve kanë votuar kundër marrëveshjes ndërsa 96 për qind e tyre e kanë miratuar grevën, raporton AP
“Kjo ka të bëjë me respektin, kjo ka të bëjë me të kaluarën dhe kjo ka të bëjë me luftën për të ardhmen tonë”, ka theksuar udhëheqësi i distriktit 751 të Sindikatës, Jon Holden, i cili ka njoftuar për vendimin për grevë.
“Boeing” nuk ka komentuar lidhur me vendimin për grevë.
-
Gati 100 mijë punëtorë të Volkswagenit iu bashkuan grevës
-
Gjiganti i teknologjisë goditet nga grevat
-
Grevë historike në fabrikat e gjigantëve amerikanë për prodhim të veturave
-
BMW-ja do t’i largojë 8 mijë punëtorë nën presionin nga rivalët kinezë
-
Kina konfirmon planin për blerjen e 200 avionëve Boeing nga SHBA-ja