Konsultimet tona na thonë se ne po godasim në nerv. Sa më shumë të digjitalizohen shoqëritë tona, aq më shumë duhet të përmirësojmë ndërgjegjësimin dhe zbatimin e të drejtave tona në internet. Deklarata e të Drejtave dhe Parimeve Digjitale duhet të bëhet mendimi ynë i paracaktuar. Qasja ndaj transicionit digjital me njeriun në qendër duhet të mbështesë gjithçka që bëjmë. Është aq e thjeshtë sa kaq. Respektimi i të drejtave themelore – si në internet ashtu edhe jashtë linje – ky është thelbi i asaj që do të thotë të jesh evropian
Pavarësisht nëse është një vend për të bërë biznes, për të studiuar, për të blerë, për të mbajtur kontakte a për të gjetur një partner, nuk kishim nevojë për një pandemi që të na tregojë pse interneti ka rëndësi. Ama, pandemia na ka kujtuar se kur veprojmë për të formuar përvojën në internet, duhet ta bëjmë atë siç duhet. Mënyra se si ne e menaxhojmë botën digjitale tregon shumë për atë se kush jemi.
Mirëpo si duhet ta menaxhojmë? Si fillim, mirë është të dimë konkretisht se çfarë po shpresojmë të arrijmë. Për shembull, ne duam që njerëzit të kenë qasje më rrjete të përballueshme dhe aftësi për të përdorur teknologjinë. Duam të zgjedhim se cilat të dhëna i publikojmë dhe më kë i ndajmë ato. Duam të jemi të mbrojtur si online ashtu edhe jashtë linje. Dhe duam të jemi në gjendje të shkëputemi.
Të gjithë në Evropë - edhe në pjesën tjetër të botës - duhet të jenë në gjendje të mbështeten në këto parime bazë. Të gjithë duhet ta dinë se këto të drejta ekzistojnë dhe meritojnë mbrojtje. Përveç qeverive kombëtare dhe anëtarëve të Parlamentit Evropian, 82% e njerëzve në të gjitha 27 shtetet anëtare të BE-së kanë thënë se duan që Komisioni Evropian të përcaktojë dhe promovojë një kornizë të përbashkët të të drejtave dhe parimeve digjitale.
Dhe tani e kemi bërë pikërisht këtë. Deklarata e propozuar e Komisionit për të Drejtat dhe Parimet Digjitale, e publikuar në fund të muajit të kaluar, i vendos njerëzit në radhë të parë. Politikat digjitale duhet të jenë të përqendruara te njeriu dhe të dizajnuara për të mos e lënë askënd pas. Në një kohë kur teknologjitë digjitale luajnë një rol gjithnjë e më të spikatur në jetën sociale, ekonomike dhe politike, ne duam mjete të sigurta që funksionojnë për të gjithë dhe që respektojnë të drejtat dhe vlerat tona.
Duke u mbështetur në këtë vizion, ne i grupuam parimet dhe të drejtat tona të propozuara në gjashtë kapituj. Së pari, teknologjia duhet të ketë në qëllim të denjë: të na shërbejë neve, njerëzve që jemi në qendër të transicionit digjital. Duhet të jemi në gjendje të ndjekim aspiratat tona duke e ditur se jemi të sigurt dhe se të drejtat tona themelore do të respektohen.
Edhe Përbërësi që mungon për sovranitetin teknologjik të EvropësSë dyti, solidariteti social është kyç. Të gjithë duhet të jenë në gjendje të ndihen sikur i përkasin kësaj bote dhe të mund të përfitojnë duke u bërë më digjitalë. Kjo është arsyeja pse kuadri ynë i propozuar përfshin angazhime për edukimin digjital, lidhjet dhe shërbimet publike digjitale. Qasja e besueshme në kujdesin shëndetësor digjital në të gjithë Bashkimin Evropian (që do të na kishte ndihmuar jashtëzakonisht shumë gjatë pandemisë) gjithashtu bie nën këtë titull.
Kapitulli i tretë fokusohet në lirinë e zgjedhjes. Teknologjitë e inteligjencës artificiale nuk duhet të paracaktojnë vendimet e njerëzve, algoritmet duhet të jenë transparente dhe mostrat e të dhënave duhet të jenë sa më të paanshme. Këto parime janë të nevojshme për të mbrojtur jo vetëm të drejtat dhe agjencinë tonë personale, por edhe shëndetin dhe sigurinë tonë.
Së katërti, ne duhet të sigurojmë pjesëmarrje të gjerë në sferën publike digjitale. Kjo nënkupton përpjekje për të mbrojtur demokracitë tona, qoftë përmes masave për të mbrojtur lirinë e shprehjes apo rregullave kundër përmbajtjes ose dezinformimit të paligjshëm. Ne duam që ekosistemi i informacionit në internet të stimulojë debatin demokratik, jo të krijojë flluska filtri ose të nxisë ndarje dhe polarizim. Njerëzit duhet të kenë qasje në burime të ndryshme informacioni në një gjuhë që e dinë.
Së pesti, siguria dhe fuqizimi janë thelbësore. Të gjithë duhet të kenë qasje në teknologjitë, produktet dhe në shërbimet digjitale që janë të sigurta nga sulmet kibernetike dhe të dizajnuara për ta mbrojtur privatësinë e përdoruesve. Ne veçanërisht duhet t'i mbrojmë fëmijët tanë nga krimet e kryera nëpërmjet internetit.
Prioritet përfundimtar është qëndrueshmëria. Ne duhet të sigurojmë që përdoruesit të kenë qasje në informacionin rreth gjurmës mjedisore të një teknologjie dhe duhet të promovojmë teknologji që do të na ndihmojë të arrijmë objektivat tona më ambicioze të klimës. Për fat të mirë, teknologjitë digjitale kanë potencialin për të na ndihmuar të reduktojmë më shumë emetime sesa që ato shkaktojnë, duke mundësuar modele më inovative biznesi, shërbime më efikase dhe menaxhim më të mirë të burimeve.
Edhe 2026: Më pak gënjeshtra online?Shkurtimisht, deklarata jonë kap atë që ka më shumë rëndësi në jetën e përditshme të evropianëve. Bëhet fjalë për fuqizimin, pjesëmarrjen, qasjen, përdorimin e burimeve dhe sigurinë. Bëhet fjalë për përdorimin e teknologjisë në mënyra që bashkojnë dhe jo që i ndajnë njerëzit. Duke artikuluar këto parime dhe të drejta, ne kemi një pikë referimi më të qartë - një plan për transicionin digjital. Ky është hapi i parë për politikëbërësit që po zhvillojnë iniciativa të reja dhe për bizneset që po punojnë në teknologji të reja.
Me parimet tona digjitale, ne po vendosim një standard evropian që shpresojmë se do të ankorojë qasje të ngjashme në mbarë botën – ashtu siç bëmë me mbrojtjen e të dhënave dhe të drejtat e konsumatorëve. Shumë nga partnerët tanë ndërkombëtarë po zhvillojnë debate të ngjashme dhe kur diskutova kohët e fundit qasjen tonë në Uashington, DC, pashë se ajo ka shumë të përbashkëta me propozimet në Shtetet e Bashkuara për një projektligj digjital të të drejtave.
Për t'i dhënë deklaratës pamjen që e meriton, ne duam që ajo të nënshkruhet këtë pranverë nga presidentët e Parlamentit Evropian, të Këshillit Evropian dhe Komisionit Evropian. Ne gjithashtu synojmë ta përfshijmë atë në monitorimin tonë vjetor të progresit drejt objektivave digjitale të BE-së për vitin 2030 dhe do të konsultohemi me evropianët për shqetësimet dhe prioritetet e tyre digjitale çdo vit.
Kur ne anketuam evropianët disa muaj më parë, zbuluam se tetë në dhjetë prisnin që mjetet digjitale të sillnin të paktën po aq avantazhe sa disavantazhe. Mirëpo një pjesë e konsiderueshme e të anketuarve (pothuajse 40%) nuk ishin të vetëdijshëm se ata kanë të njëjtat të drejta themelore (lirinë e shprehjes, privatësinë, mosdiskriminimin) në internet si jashtë linje.
Edhe
Pesë shtete kërkojnë “kufizime transitore” për vendet e reja anëtare të BE-së
Konsultimet tona na thonë se ne po godasim në nerv. Sa më shumë të digjitalizohen shoqëritë tona, aq më shumë duhet të përmirësojmë ndërgjegjësimin dhe zbatimin e të drejtave tona në internet. Deklarata e të Drejtave dhe Parimeve Digjitale duhet të bëhet mendimi ynë i paracaktuar. Qasja ndaj transicionit digjital me njeriun në qendër duhet të mbështesë gjithçka që bëjmë. Është aq e thjeshtë sa kaq. Respektimi i të drejtave themelore – si në internet ashtu edhe jashtë linje – ky është thelbi i asaj që do të thotë të jesh evropian.
(Autorja është zëvendëspresidente ekzekutive e Komisionit Evropian. Komenti është shkruar për rrjetin botëror të gazetarisë “Project Syndicate”, pjesë e të cilit është edhe “Koha Ditore”)