Sa i përket aferës së “manipulimit" të votave në komunat ku jeton komuniteti serb (Leposaviq, Novo Brdo, Ranillug, Partesh.), kinse afër 650 janë për Koalicionin Vakat, ku kam qenë kandidat në këtë listë zgjedhore. Nga kopjet e procesverbalit nga këto vendvotime, shihet qartë se numri im 5, është anashkaluar në listën e Koalicionit Vakat! Në tri komuna të përfshira nuk kam vota, e shumë pak kam në të katërtën, që mund të jetë edhe 'gabimi statistikor'.
Faleminderit Zotit që është kështu.
Megjithatë, a nuk votohen në zgjedhje deri 5 kandidatë nga një listë?
Po ashtu a nuk tregon vetë logjika - që nëse dikush voton në mënyrë “mekanike”, për listën e një subjekti të caktuar, atëherë shkon nga numri 1 deri në numrin 5?
Por në këto lista është e kuptueshme që numri im 5, është anashkaluar qëllimisht nga ana e atyre që e kanë organizuar këtë provokim dhe u kanë sugjeruar votuesve dhe komisionerëve numrin e subjektit politik tonë dhe po ashtu numrat e kandidatëve.
Mua më jep të drejtën të jem krenar për këtë, sepse është e rëndësishme kush nuk mund t'i marrë këto vota atje. Jam falënderues edhe për atë.
... ...
Në anën tjetër, pa marrë parasysh për të gjithë ata të shqetësuarit dhe “të shqetësuarit” për ato 650 vota të rreme të Koalicionit Vakat, nuk mund ta fshehin faktin e disa mijëra votave të tjera të marra në qendrat tradicionale të votimit, si dhe faktin se Koalicioni Vakat është subjekti boshnjak më i votuar në Zhup, Podgorë, në qytetin e Prizrenit, në Gorën në Komunën e Dragashit, në Vitomiricë dhe në qytetin e Pejës, Dobrush në Istog, në lagjen e boshnjakëve në Mitrovicë dhe ka disa vota në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës! {gallery}
... ... ...
Për këtë arsye, po përsëritëm :
1. Assesi nuk pranoj që Serbia – e cila e ka Listën Serbe si instrument në duart e veta – në asnjë mënyrë të përzihet në çështjet tona, në nivel të komunitetit boshnjak në Republikën e Kosovës.
2. Unë po distancohem nga të gjithë ata të cilat eventualisht kanë qenë të përfshirë në çfarëdo mënyre në këto ngjarje negative për ne.
3. Po ashtu u bëj thirrje të gjithë kandidatëve nga lista Vakat, të cilët deri më tani nuk kanë hequr dorë publikisht nga votat e manipuluara nga komunat me shumicë serbe në Kosovë, të heqin dorë publikisht prej tyre dhe të deklarojnë se këto vota nuk do të merren për pozicionimin në listën e Vakat-it.
4. I bëj thirrje opinionit publik boshnjak dhe opinionit më të gjerë në Republikën e Kosovës që të kërkojnë shkaqet për këto ndodhi negative me vendet të garantuara për komunitetin boshnjak dhe të ndërtohen mekanizmat ligjorë të mbrojtjes së këtyre vendeve në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Çdo qasje tjetër është vetëm pajtimi me dobësitë kronike të brendshme: ndarjet, lokalizmat dhe rajonalizmat, të cilët mund të mbysin vetëm komunitetin boshnjak në procesin e institucionalizimit dhe çështjen e tij kombëtare në Republikën e Kosovës.
(Autori është zv. ministër në detyrë në MTI dhe ka qenë kandidat në zgjedhjet e 14 shkurtit në listën e Koalicionit Vakat)