Para së gjithash, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), si institucion sponsorizues i këtij ligji, ndoqi një procedurë të papranueshme, duke e bërë atë të mbyllur për pjesëmarrjen e akterëve të interesuar. Në mënyrë të veçantë, mospublikimi i këtij procesi në platformën e konsultimeve publike shkel rregullat themelore të konsultimeve, duke shkelur parimin e transparencës, por edhe nxit dyshime mbi legjitimitetin dhe qëndrueshmërinë e vendimeve të mara
Më 8 mars 2023, Qeveria miratoi Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.08/L-197 për Zyrtarët Publikë. Ky projektligj derivoi si nevojë nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese mbi vlefshmërinë kushtetuese të Ligjit bazik, në mënyrë që të adresohet urdhri i Gjykatës i publikuar më 12 shtator 2023. Më 8 mars 2023, Qeveria miratoi Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.08/L-197 për Zyrtarët Publikë në përputhje me urdhrin e Gjykatës Kushtetuese, i cili u lëshua më 12 shtator 2023 për të adresuar mosvlefshmërinë kushtetuese të Ligjit bazik. Ky veprim u mor për të përmbushur detyrimet ligjore dhe për të harmonizuar ligjin me normat dhe standardet kushtetuese. Megjithatë, Qeveria përveçse ka dështuar që të harmonizojë ligjin me parimet moderne të administratës publike, as aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nuk u adresua në plotësinë e tij.
Para së gjithash, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), si institucioni sponsorizues i këtë ligji, ndoqi një procedurë të papranueshme, duke e bërë atë të mbyllur për pjesëmarrjen e akterëve të interesuar. Në mënyrë të veçantë, mospublikimi i këtij procesi në platformën e konsultimeve publike shkel rregullat themelore të konsultimeve, duke shkelur parimin e transparencës, por edhe nxit dyshime mbi legjitimitetin dhe qëndrueshmërinë e vendimeve të marra.
Sa i përket përmbajtjes, projektligji përveçqë nuk ndjek urdhrin e përcaktuar në pikën 12 të Aktgjykimit Nr. ref.: AGJ 2262/23 të Gjykatës Kushtetuese të lëshuar më datë 12 shtator 2023, i njëjti zgjeron objektin e ndryshimit, si dhe devijon këtë urdhër duke keqinterpretuar vetë frymën e këtij aktgjykimi. Projektligji i propozuar përjashton nga fusha e veprimit disa institucione tipike të cilat duhet të jenë pjesë e fushëveprimit të LZP-së. Ky përjashtim nuk ka arsyeshmëri dhe është në kundërshtim me parimet e SIGMA/OECD. Në të njëjtën kohë, problematike mbetet edhe dhënia e statusit të veçantë për disa kategori në mënyrë të gabuar.
Në të njëjtën kohë, me këtë projektligj, Qeveria edhe një herë dëshmoi preferencën e saj për ushtruesit e detyrës. Me aktin e propozuar, afati i ushtruesve të detyrës është zgjatur deri në 2 vjet, një tregues i qartë për tendencën e Qeverisë për të ligjësuar një fenomen të rrezikshëm që i bën këta zyrtarë më të ndjeshëm ndaj ndërhyrjeve politike të përditshme. Projektligji gjithashtu parashikon një mekanizëm për vendimet lidhur me ushtruesit e detyrës që duhet të përshtaten brenda një muaji, duke lejuar vazhdimin e kësaj praktike. Një rikujtim sa i përket gjendjes aktuale, nga 16 ministri (përfshirë Zyrën e Kryeministrit), 12 prej tyre funksionojnë me ushtrues te detyrës të sekretarit të përgjithshëm. Një rikujtim në lidhje me gjendjen aktuale është se nga 16 ministritë (përfshirë Zyrën e Kryeministrit), 12 prej tyre operojnë me ushtrues të detyrës të sekretarit të përgjithshëm. Kjo situatë tregon një përkeqësim të qëndrueshmërisë dhe efikasitetit të Qeverisë.
Në të njëjtën kohë, Projektligji ka paraparë që sa i përket pragut minimal, shqetësuese mbetet edhe heqja e pragut minimal që së paku 2 kandidatë duhet t`i plotësojnë kushtet për nivelin e lartë drejtues, gjë që rezulton me cenim të konkurrencës, si shtylla kryesore e meritokracisë.
Tek lista pritëse, vendosja e marrëveshjes për pranim të nëpunësve civilë (sipas paragrafit 3 te nenit 67) nga institucioni që supozohet t`i pranojë nëpunësit civilë tepricë në mënyrë diskrecionale, pa ndonjë detyrim ligjor, është shumë e rrezikshme dhe me qëllim mund të shpjerë në situata që institucionet mos t`i pranojnë nëpunësit tepricë dhe të njëjtit në mënyrë masive të largohen nga shërbimi civil për shkak të kalimit të afatit 9 mujor të përcaktuar në paragrafin 5 të nenit 67 të po këtij projektligji. Sa i përket mandateve, projektligji parasheh kthimin e mandateve për nëpunësit civil aktual për kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese. Duke kufizuar kështu mandatin e shërbyesve civilë të këtyre kategorive e që është në kundërshtim të plotë me Aktgjykimin të Gjykatës Kushtetuese.
Qasja e deritanishme dhe politikat e propozuara janë zgjidhje afatshkurtra duke mos siguruar qëndrueshmëri dhe duke u shërbyer vetëm politikave ditore. Është e rëndësishme të theksohet që këto ndryshime nuk i shërbejnë as procesit integrues dhe janë të dëmshme për shërbimin civil e në të njëjtën kohë dekurajojnë kuadrot e reja që të bëhen pjesë e tij. Ndër të tjera, ne kërkojmë që në raste të tilla Qeveria të tregojë kujdes të shtuar në sigurimin e një qasjeje gjithëpërfshirëse, të bazuar në prova dhe analizë të mirëfilltë të të gjitha opsioneve më të mira dhe të përshtatshme, që ndër të tjera garantojnë profesionalizëm, meritokraci dhe stabilitet të shërbimit publik.
Edhe
GLPS-ja bën thirrje që ndryshimi i Ligjit për zyrtarët publikë të dërgohet në Kushtetuese
Aktualisht qasja dhe politikat e propozuara shfaqin zgjidhje afatshkurtra, duke shkaktuar mungesë të qëndrueshmërisë dhe duke privilegjuar politikat e momentit, ndërsa neglizhojnë synimet afatgjata të zhvillimit të vendit. Është e rëndësishme të theksohet se këto ndryshime nuk kontribuojnë në procesin e integrimit evropian dhe po ashtu dëmtojnë shërbimin civil, duke dekuruajuar kuadrot e reja të cilat mund të kontribuojnë në administratën tonë publike.
Në këtë kontekst është e nevojshme që Qeveria të ketë një qasje gjithëpërfshirëse në procesin e hartimit të politikave, duke marrë parasysh analiza të detajuara të të gjitha opsioneve të mundshme. Kjo në mënyrë që të sigurohet se këto politika promovojnë profesionalizmin, meritokracinë dhe qëndrueshmërinë në shërbimin publik.
(Ky opinion është shkruar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike. Ky aktivitet, i paraprin implementimit të projektit CorrWatch: "Mbështetje për Shoqërinë Civile për të Rritur Mbikëqyrjen Publike dhe Llogaridhënien e Institucioneve Publike të Kosovës", mbështetur nga Ambasada Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e këtij punimi është përgjegjësi e vetme e organizatave zbatuese dhe nuk i reflekton qëndrimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar. Mendimet e shprehura janë të autorit dhe jo domosdo përfaqësojnë qëndrimet e donatorit dhe organizatave zbatuese).