Vështrime

Herezitë e inflacionit

Ekonomistët duhet të jenë të qartë kur rekomandojnë (ose hedhin poshtë) strategji të ndryshme kundër inflacionit. E teksa politikëbërësit duhet t'i kushtojnë vëmendje provave dhe argumenteve ekonomike, ata duhet të jenë skeptikë kur ekonomistët që i këshillojnë shfaqin besim të tepruar

Spektri i inflacionit edhe njëherë po e përcjell botën, pas një periudhe të gjatë përgjumjeje gjatë së cilës politikëbërësit kishin më shumë gjasa të preokupoheshin nga çmimi i deflacionit. Tani, debatet e vjetra kanë shpërfaqur atë se si është më së miri të kthehet stabiliteti i çmimit.

A duhet politikëbërësit të shtypin në frenat monetarë dhe fiskalë, duke ulur shpenzimet dhe duke rritur normat e interesit – qasje tradicionale për ta luftuar inflacionin? A duhet të lëvizin në drejtim të kundërt duke i ulur normat e interesit, një rrugë e ndjekur nga banka qendrore e Turqisë nën drejtimin e presidentit Recep Tayyip Erdogan? Apo ndoshta duhet politikëbërësit të përpiqen të intervenojnë drejtpërdrejt, nëpërmjet kontrolleve të çmimeve ose duke shtypur firmat e mëdha me fuqi përcaktuese të çmimeve, siç kanë argumentuar disa ekonomistë dhe historianë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.