Vështrime

Kurthi i lehtë i Emirateve

Rëndësia e përshëndetjes dhe urimit, pastaj rrëshqitja për të harruar baraspeshën e natyrshme shqiptare Izrael - Palestinë

1.

Presidenti Trump para një jave shpalli marrëveshjen “historike” për normalizimin e marrëdhënieve mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe (EBU). Dy vendet, me ndërmjetësimin e presidentit amerikan, do të vendosnin në javët në fillim marrëdhënie të plota diplomatike, vijë ajrore, telekomunikacion, e kështu me radhë.