TOP KOHA MUSIC

Mercy nuk është pjesë e “Babastars”

Bashkëpunimet mes këngëtarëve tanë nuk kanë të ndalur. Një të tillë e sollën edhe Mercy me Agon Amigën nga grupi “Babastars”, të titulluar “Push it”. Videoklipi është realizuar mes Prishtinës dhe Munichut.

Ky bashkëpunim u pa si mundësi që Mercy do të jetë pjesë e “Babastars”, por ai e ka mohuar këtë lajm, raporton KOHA.

Gjithsesi, artisti ka një marrëdhënie shoqërore të mirë me grupin dhe mund të ketë bashkëpunime të tjera me ta në të ardhmen.

Për verën e 2020-ës Mercy nuk do të sjell album edhe pse mendon që kjo është mënyra më e mirë që të promovohen rep-artistët. Por, edhe pse jo një album Mercy po punon në disa projekte solo dhe bashkëpunime.