Këngëtarja e mirënjohur me prejardhje latine, Shakira, ka publikuar videoklipin e këngës “Punteria”, të cilën e ka realizuar në bashkëpunim me artisten e njohur Cardi B.
Lajmin e ka bërë të ditur vet këngëtarja, përmes llogarisë së saj në rrjetin social Instagram.
“Videoja zyrtare e këngës ‘Punteria’ me Cardi B u publikua tani”, ka shkruar Shakira.

Në këtë videoklip merr pjesë edhe aktori britanik Lucien Laviscount, i cili është shoku i këngëtares me famë botërore, me origjine shqiptare, Rita Ora.
Kur paralajmëroi videoklipin, të enjten e kësaj jave, Shakira publikoi një foto sesion bashkë më aktorin, për të cilin filluan spekulimet se këngëtarja mund të jetë në lidhje me të.
Aktori në fjalë, njihet për rolin e tij në seralin e shumëpërfolur “Emily In Paris”.
Shakira përmes Instagramit po ashtu ka bërë të ditur se sot (e premte) do ta publikojë albumin e saj të ri “Gratë nuk qajnë më” (Las mujers ya no lloran).
Ajo ka falënderuar adhurueset e saj duke i quajtur ujkonja dhe duke ju thënë se nuk do ta arrinte sukses pa mbështetjen e tyre.
“Ndërsa po shkruaja çdo këngë të këtij albumi, unë po rindërtoja veten. Ndërsa po i këndoja këto këngë, lotët e mi po transformoheshin në diamante dhe dobësitë e mija po shndërroheshin në fuqi”, ka shkruar Shakira. (Përgatiti: Vita Abrashi -Kajtazi)
