Shumë media ndërkombëtare kanë shkruan se ylli më famë botërore, me prejardhje latine, Shakira, është në lidhje dashurie me aktorin e famshëm të serialit të mirënjohur “Emily In Paris”, Lucien Laviscount.
Më parë ka pasur disa thashetheme e gjithashtu është raportuar për një lidhje në mes yjeve, ndërkohë që ata nuk i kanë konfirmuar lajmet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ajo me të vërtetë po del me të”, ka thënë për US Weekly, një burim i afërt me Shakiran.
Ky burim ka shtuar se gjithçka në mes tyre ka filluar ndërsa po filmonin videoklimin e këngës “Punteria” të këngëtares, në të cilën shfaqet aktori.
“Ajo u befasua nga personaliteti i tij karizmatik”, ka shtuar burimi.
“Të gjitha gratë me të cilat ka qenë në lidhje aktori janë shumë të ndryshme. Tash ai po del me Shakiran, e cila do dashuri, ndërkohë që ai do të bëjë famë duke qëndruar pranë saj. Ata janë duke u takuar por ende nuk e kanë thelluar marrëdhënien”, ka thënë një tjetër burim për Daily Mail.
Ndërkohë një tjetër burim ka thënë se çifti në fjalë ka një romancë të çiltër dhe se Lucienit i pëlqen shumë Shakira.
47 vjeçja Shakira dhe 31-vjeçari Lucian, janë takuar gjatë xhirimit të videos së këngëtares, ndërkohë që ajo kishte ndarë disa fotografi nga këto xhirime.
Disa prej këtyre fotografive ngjallën spekulimet se ajo mund të jetë në lidhje të re dashurie.
Aty këngëtarja shihet në përqafimin e aktorit britanik, i cili është shok i këngëtares me famë botërore, me origjine shqiptare, Rita Ora.