Darka e yllit kolumbian Shakira me ngasësin e Formula 1, Lewis Hamilton, ishte tema e nxehtë në mediat sociale këtë javë.
Një video po qarkullon online ku këngëtarja e famshme latine shihet duke darkuar në restorantin “Cipriani” në Miami, në shoqërinë e kampionit të shtatëfishtë të botës. Përveç kësaj, gjatë garës “Miami F1 Grand Prix”, ajo u pa duke kaluar kohë dhe duke biseduar me yllin e kinematografisë, Tom Cruise.
“Ai është i interesuar jashtëzakonisht shumë për të kaluar kohë me të. Shakira ka nevojë për një shoqërues që i ofron butësi në këtë periudhë të jetës së saj, dhe ai person mund të jetë Tom Cruise”, deklaroi një burim i afërt me këngëtaren.
{gallery}
Deri të mërkurën (8 maj), askush nuk e dinte nëse Shakira dhe Lewis njiheshin më parë apo nëse kishin miq të përbashkët. Por tani gjithçka ka ndryshuar. Megjithëse nuk dihet nëse ata janë në hapat e parë të krijimit të një romance apo janë vetëm miq të mirë, kjo nuk po i ndalë fansat e dyshes që të entuziazmohen për një lidhje të mundshme mes tyre.
Sidomos tani që ata janë fotografuar në një takim të dytë, kësaj radhe në një shëtitje me jaht. Në fotografitë e publikuara nga gazeta “The Sun”, Shakira shihet duke u futur në një jaht në Miami e shoqëruar nga Hamilton dhe disa miq të tij.
Edhe
Lewis Hamilton mirënjohës ndaj Kim Kardashianit që e mbështeti në Monaco Grand Prix
SHAKIRA AND LEWIS HAMILTON WERE IN A BOAT TOGETHER TODAY. MI GENTE LATINO!!!! pic.twitter.com/Ihb8tsX4QE
— vale¹⁶ (@lunevans) May 11, 2023
Këngëtarja po duket mjaft e lumtur pas zhvendosjes nga Barcelona. Në vitin 2022 ajo u nda nga ylli spanjoll i futbollit, Gerard Piqué, pas në lidhjeje 11 vjeçare. Së bashku ata i kanë dy djemtë, Sasha dhe Milan.
Shakira po ashtu duket se i është rikthyer seriozisht muzikës, duke lansuar këngë njëra pas tjetrës.