Ylli i njohur i Formula 1, Lewis Hamilton, ka folur me entuziazëm për praninë e yllit televiziv, Kim Kardashian, e cila e mbështeti nga afër gjatë garës së Monaco Grand Prix, ka shkruar FemaleFirst.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPiloti 41-vjeçar përfundoi i dyti në garë dhe u ngjit në vendin e dytë në kampionatin e pilotëve, ndërsa u shfaq i kënaqur që kishte mbështetjen e të dashurës së tij nga tribuna, së bashku me motrën e saj Khloé Kardashian.

“Po, është fantastike që ajo erdhi këtë fundjavë dhe më mbështeti. Shokët e mi në përgjithësi… ishte një pjesëmarrje e jashtëzakonshme. Nuk di çfarë të them tjetër. Është fantastike të kesh njerëz të mirë pranë vetes që të mbështesin. Dhe ajo e bën këtë për mua çdo ditë”, ka thënë ai pas garës.
Piloti britanik u pa gjithashtu duke i dërguar një puthje Kardashianit nga podiumi, në një moment që tërhoqi vëmendje të madhe mediatike.
Dyshja janë përfolur për një lidhje romantike që nga fillimi i vitit, ndërsa kjo ishte hera e parë që Kardashian u shfaq publikisht në një Grand Prix, duke forcuar thashethemet për marrëdhënien e tyre.

Hamilton, i cili ende kërkon fitoren e parë që prej kalimit te Ferrari vitin e kaluar, ka thënë se është i kënaqur me performancën e tij këtë sezon.
“Ky rezultat më motivon të përmirësohem. Nuk mund ta besoj që jam i dyti në kampionat dhe jam shumë i lumtur dhe mirënjohës për këtë. Nuk do ta kisha arritur pa ekipin”, ka thënë ai.
Ylli ka shtuar se ndjekja e rivalëve është më e lehtë sesa mbrojtja e pozitës.
“Është më e lehtë të ndjekësh sesa të mbrohesh në jetë. Ne do të vazhdojmë të shtyjmë përpara dhe jam i bindur që në një moment do të vijë edhe fitorja”, ka thënë ai.
Ndërkohë, sipas burimeve të revistës PEOPLE, Kardashian po e merr seriozisht këtë marrëdhënie.

“Ai është një djalë i qetë me energji shumë të mirë. Familja e saj e pëlqen dhe Kim është shumë e përfshirë më të. Ata janë të dy shumë të zënë me karrierat e tyre, por takohen sa më shpesh që munden. Duhet shumë për të tërhequr interesin e Kimit dhe ajo është padyshim e intriguar”, ka thënë një burim.
Çifti thuhet se ka udhëtuar së bashku në Japoni dhe ka kaluar kohë në Estelle Manor në Britani, si dhe në Paris në fillim të shkurtit. Ata janë parë gjithashtu së bashku në “Super Bowl” 2026 dhe në ngjarje publike në New York.
Hamilton më parë ka qenë i lidhur me këngëtaren Nicole Scherzinger dhe aktoren Sofía Vergara, ndërsa burime pranë çiftit thonë se marrëdhënia me Kardashian ka nisur si miqësi dhe po zhvillohet seriozisht.
“Meqë filloi si miqësi, ata që i njohin besojnë se kjo mund të jetë lidhje afatgjatë. Të dy janë të përkushtuar që ta bëjnë të funksionojë, pavarësisht distancës dhe angazhimeve të tyre”, ka thënë një burim.