Showbiz

Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton, gjithnjë e më shpesh bashkë në publik

Kim Kardashian - Lewis HAmilton

Takimet mes yllit televiziv, Kim Kardashian, dhe legjendës së Formula 1, Lewis Hamilton, nuk janë më gjë e re.

45-vjeçarja është parë së fundmi në Paris në shoqërinë kampionit botëror të Formula 1, ndërsa një burim i afërt ka konfirmuar se mes tyre bëhet fjalë për një lidhje “krejt të zakonshme”.

“Ajo është ndier gati që sërish ta vendosë veten në qendër të dashurisë,” ka thënë burimi për Us Weekly.

Spekulimet për një romancë mes Kardashianit dhe Hamiltonit bënë bujë në fundjavë kur të dy u panë në një hotel luksoz në Angli më 31 janar. E më pas, më 2 shkurt raportohet se ata u panë edhe në një tjetër hotel, por këtë herë në Paris.

Kim e ka përfunduar martesën nga Kanye West në vitin 2022 dhe njerëzit pranë saj thonë se familja dëshiron vetëm ta shohë të lumtur pas gjithçkaje që ka kaluar.

“Të gjithë rreth saj duan që ajo të jetë e lumtur, pas gjithçkaje që ka përjetuar”, ka shtuar burimi.

Pas ndarjes nga West, Kim është lidhur me emra si Pete Davidson dhe Odell Beckham Jr., ndërsa Lewis Hamilton ka qenë më herët në një lidhje me këngëtaren Nicole Scherzinger.

Në muajin janar, Kim ka folur hapur për raportin me ish-bashkëshortin e saj, duke theksuar se familja mbetet gjithmonë e para.

“Në fund të ditës, ne do të jemi gjithmonë familje”, ka thënë ajo në podcastin Khloe in Wonderland.

Ajo ka zbuluar gjithashtu çfarë kërkon te partneri i ardhshëm.

“Moral dhe vlera të mira, një person të qetë, të besueshëm dhe që mban përgjegjësi për veprimet e tij. Kjo është gjëja më e rëndësishme për mua”, ka thënë ajo.

Kim ka deklaruar më herët se nuk i intereson se çfarë mendojnë të tjerët për të, duke theksuar se suksesi i saj lidhet me aftësitë në biznes dhe marketing.

“Unë mendoj se talenti im është marketingu dhe ana e biznesit, të dish çfarë dëshiron klienti dhe ta bësh produktin të duket i arritshëm, por edhe pak i paarritshëm njëkohësisht”, ka thënë ajo për Interview Magazine.