Ylli televiziv, Kim Kardashian, dhe, ai i Formula 1, Lewis Hamilton, janë fotografuar duke u puthur gjatë një pushimi romantik në Malibu, të Klifornisë, duke konfirmuar edhe më shumë lidhjen e tyre, ka raportuar The Sun.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoÇifti e bëri publike romancën në muajin dhjetor, kur u shfaq shumë i afërt gjatë një dite në plazh. Themeluesja e brendit të veshjeve të brendshme “SKIMS” dukej në formë të shkëlqyer teksa merrte një mësim surfimi pranë partnerit të saj.

45 vjeça, kishte veshur një kostum të ngushtë për surf dhe një bikini të zezë, ndërsa Hamilton, 41 vjeç, ishte i veshur në mënyrë sportive me pantallona të shkurtra dhe bluzë të zezë.
Të dy dukeshin shumë të dashuruar dhe nuk i kursyen gjestet e afeksionit. Ata u panë duke ecur në plazh duke buzëqeshur, si dhe duke u përqafuar në ujë.

Sipas përshkrimeve ata “nuk i mbanin dot duart larg njëri-tjetrit dhe shkëmbenin puthje ndërsa shijonin valët në det”.
Gjatë këtij momenti sportiv, Kardashian provoi edhe surfin nën vëzhgimin e Hamiltonit, ndërsa të dy dukeshin shumë të rehatshëm në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Javën e kaluar, Kardashian nxiti spekulime se mund të jetë duke u zhvendosur pranë Lewis, pasi të dy u panë duke blerë qilima në Los Angeles. Hamilton ka tentuar të mos binte në sy, duke mbajtur syze të zeza dhe kapelë.

Po ashtu, Kardashian bëri një udhëtim të shpejtë për të kaluar vetëm 24 orë në Londër me të. Ajo udhëtoi me avion privat nga Los Angelesi për ta takuar, duke qëndruar në shtëpinë e tij në Kensington, përpara se të kthehej sërish në SHBA.

“Lewis dhe Kim janë dy nga njerëzit më të zënë në botën e showbizit, por janë të vendosur të gjejnë kohë për njëri-tjetrin sa herë që munden. Nuk kishin shumë kohë bashkë, por ishte kohë cilësore”, ka thënë një burim.
Çifti është parë së bashku në disa vende, përfshirë Parisin, SHBA-në dhe ngjarje të mëdha si “Super Bowl”, ku bënë edhe daljen e parë publike si çift.

Sipas The Sun, një tjetër shenjë se lidhja është serioze është fakti që Hamilton ka takuar edhe fëmijët e Kardashianit gjatë një udhëtimi në Tokio.

“Kjo është më shumë sesa një lidhje e rastësishme. Duhet shumë për të tërhequr vëmendjen e Kim, dhe ajo është vërtet e interesuar. Ai është një djalë i qetë me energji shumë të mirë. Familja e saj e pëlqen dhe Kim është shumë e dhënë pas tij”, ka thënë një burim.

Së fundmi, Hamilton e publikoi për herë të parë Kardashianin në rrjetet sociale gjatë një udhëtimi në Tokio, ku ndau një video duke drejtuar një Ferrari të kuq me të në sediljen e pasagjerit. Në video, pasi ai bën manovra në rrugë, Kardashian dëgjohet duke thënë: “Kjo është çmenduri.”
Ndërkohë, gjatë fundjavës së Coachella, Kardashian ishte e pranishme bashkë me familjen e saj. Motrat Kylie Jenner dhe Kendall Jenner u panë në publik gjatë performancës së Justin Bieberit.