Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tokio 2020

Gjokoviqi eliminohet në gjysmëfinale, mbetet pa medaljen e artë

Tenisti numër një në botë, Novak Gjokoviq ka dështuar në synimin e tij për ta fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Tokios.

Gjokoviq u eliminua të premten në gjysmëfinale nga Alexander Zverevi. Zverev triumfoi 2:1 (6-1, 3-6, 1-6) në sete.

Zverev në finale do të përballet me rusin Karen Kachanov, ndërsa Gjokoviq do të luajë kundër Pablo Carreno Bustas në meçin për medaljen e bronztë.