Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tokio 2020

Basketbollistet e Francës fitojnë të bronztën në Olimpiadë

Basketbollistet e Francës e kanë fituar medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike të Tokios. Në ndeshjen për vendin e tretë, të luajtur të shtunën në Saitama, Franca e ka mposhtur bindshëm Serbinë me rezultatin 91:76.

Gabby Williams ka udhëhequr Francën drejt këtij triumfi, pasi ishte njëra prej shtatë lojtareve që ndeshjen e mbylli me pikë dyshifrore. Williams ndeshjen e mbylli me 17 pikë të shënuara, e përcjellë nga Endene Miyem (16), Sandrine Gruda (14) e Marine Fauthoux (12).

Ndërkohë, te Serbia më e dalluara ishte amerikania e natyralizuar, Yvonne Anderson me 24 pikë.