Tokio 2020

Lojërat Paralimpike hapen në stadium të zbrazët, sikurse Olimpiada

Foto: AP
 

Lojërat Paralimpike filluan të martën në të njëjtin stadium të zbrazët kombëtar – për shkak të pandemisë - në të cilin u mbajt ceremonia hapëse dhe mbyllëse e Lojërave Olimpike që përfunduan kohë më parë në Tokio. Perandori japonez, Naruhito, filloi gjithçka përsëri, këtë herë nën temën “Ne kemi krahë”. Ndër të paktët në dispozicion ishin Douglas Emhoff, burri i zëvendëspresidentes të SHBA-së, Kamala Harris, presidenti i Komitetit Ndërkombëtar Paralimpik, Andrew Parsons, dhe presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach. Ishte një hapje e ngjashme me cirkun me akrobatë, klounët, muzikë të gjallë dhe fishekzjarrë mbi stadium për të shënuar fillimin e paradës së gjatë të sportistëve.

“Unë nuk mund të besoj se ne jemi më në fund këtu”, tha Parsons në fjalimin e tij të hapjes. “Shumë dyshuan se kjo ditë do të ndodhte. Shumë menduan se ishte e pamundur. Por falë përpjekjeve të shumta, ngjarja sportive më transformuese në tokë do të fillojë”.