Në një finish dramatik, atletja amerikane Katie Nageotte e ka fituar medaljen e artë në kërcimin me purtekë në Lojërat Olimpike të Tokios.
Dështimi i atletes ruse Anzhelika Sidorova në tentimin për të kërcyer 4.95 metra, e konfirmoi amerikanen Nageotte, e cila më herët kërceu në lartësi 4.90 metra, që doli të jetë e mjaftueshme për medaljen e artë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo është medalja e parë për atleten amerikane në paraqitjen e saj të parë në Olimpiadë. Medaljen e argjendtë, e fitoi rusja Sidorova që kërceu në lartësinë 4.85 metra, derisa të bronztën e siguroi britanikja Holly Bradshaw.