Meksika do të luajë në gjysmëfinale të Olimpiadës së Tokios në Japoni kundër Brazilit.
Në konkurrencën e meshkujve në futboll, meksikanët të shtunën në Yokohama mposhtën Korenë e Jugut në duelin me shumë gola. Nëntë u shënuan gjithsej, gjashtë nga Meksika dhe tri nga Korea e Jugut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHenry Martin e Sebastian Cordova shënuan nga dy gola për Meksikën, ndërsa me nga një gol kontribuuan Luis Romo e Eduardo Aguirre.
Për Korenë e Jugut dy gola i realizoi Lee Dong-Gyeong, ndërsa një tjetër e shënoi Hwang Ui-Jo.
Gjysmëfinalen kundër Brazilit, Meksika do ta zhvillojë të martën.