Federata Ndërkombëtare e Xhudos e ka uruar Nora Gjakovën pas triumfit në ‘’Tokyo 2020’’, ku arriti ta fitonte medaljen e artë, të dytën për Kosovë në këto Lojëra dhe të tretën në përgjithësi.
IJF-ja është krenuar me medaljet e fituara nga xhudistet tona.
‘’Nora Gjakova - kampione olimpike. Trendi legjendar vazhdon për ekipin e femrave kosovare, pasi Nora Gjakova merr medaljen e tretë të artë të Kosovës në Lojërat Olimpike – të gjitha në xhudo!’’, ka shkruar IJF-ja në faqen zyrtare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo