Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
TEMPUS

Rexhaj: Ne ua kemi falur serbëve një trashëgimi ortodokse shqiptare

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, të martën në emisionin “Tempus” ka thënë se me marrëveshjet për kishat dhe manastiret që kanë status special, u është falur një trashëgimi ortodokse shqiptare serbëve, që padrejtësisht quhet e tyre dhe për këtë nuk kanë legjitimitet.

“Kanë nënshkruar marrëveshje për këtë gjë, ne ia kemi falur një trashëgimi ortodokse shqiptare serbëve, e cila padrejtësisht quhet e tyre”, tha Rexhaj.

Ai ka thënë se Asociacioni kishte kaluar në Kuvend me 82 vota dhe pas presionit të VV-së, presidentja e kishte dërguar në Kushtetuese.

“Asociacioni ka kaluar në Kuvendin e Kosovës me 82 vota, dhe pas presionit të madh të VV-së në atë kohë, presidentja e vendit e ka dërguar këtë marrëveshje në Gjykatën Kushtetuese, mirëpo nuk është e vdekur si ide, vetëm rrëzohet si e paligjshme. Në një takim me Lajçakun, kryeministri Kurti tha që Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka rrëzuar Asociacionin plotësisht, pra nuk është i vlefshëm, ndërsa ai i tha jo kjo nuk është e vërtetë”, tha Rexhaj.

Rexhaj ka thënë se qeveria ka presion për arritjen e marrëveshjes, nga partitë politike opozitare, shoqëria civile dhe aleatët ndërkombëtarë, ndërsa tha se nuk do të bëjnë marrëveshje me koncensione të cilat e dëmtojnë sovranitetin dhe ndoshta në të ardhmen edhe territorin e vendit.